Mount i pakënaqur nga Chelsea, gjiganti i Premier League kërkon të përfitojë

Mason Mount mund t’i japë lamtumirën e tij Chelsea në fundin e këtij sezoni. Për mesfushorin anglez janë të interesuar gjigantët e Premier League që kërkojnë ta transferojnë 24-vjeçarin në verë.

Sipas “The Sun”, Liverpool thuhet se janë optimist të nënshkruajë me yllin londinez në fundin e sezonit. Kontrata që mban të Mount me Chelsea skadon në qershorin e vitit 2024.

Megjithatë, raportohet se agjenti i 24-vjeçarit nuk është i kënaqur aspak me kushtet që janë diskutuar dhe kanë refuzuar negociatat me klubin deri në vjeshtë. Liverpool kërkon të përfitojë nga situata e dy kampeve dhe të veshë Mount me ngjyrat e kuqe. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook