Mourinho ndihet roman: Skuadra është si unë, projekti shumë ambicioz

“Shpresoj që skuadra të bëhet ashtu siç jam unë. Të gjithë lojtarët duhet ta ndjejnë që unë do jap çdo gjë timen për Romën. Të gjithë duhet të jenë të lumtur për fitoren, të qajnë për humbjet, por më e rëndësishmja është që të gjithë duhet të jemi të bashkuar si skuadër”. Kështu ka deklaruar trajneri i Romës Mourihno në një intervistë për kanalin zyrtar të Ligës Italiane.

“Ky nuk është projekti i Friedkin, nuk është projekti i Mourihnos, nuk është projekti i Tiago Pintos. Ky është projekti i Romës”-ka vazhduar portugezi, që synon majat e Serie A me Romën.

Trajneri I verdhekuqve gjithashtu shtoi: “Ndjehem që jam përmirësuar, sepse në këtë punë eksperienca ndikon shumë. Çdo gjë bëhet e përsëritur, sepse kam kaluar shumë situata të ndryshme që kur u largova nga Italia. E njoh shumë mirë kulturën e futbollit Italian, gjithashtu di disa gjëra për Romën, sepse kur drejtoja Interin rivalja e vetme për titullin ishte skuadra romane”.

Mourihno i kërkon durim tifozëve: “I njoh shumë mirë këta tifozë, e ndjej pasionin e tyre për skuadrën, por duhet të kuptojmë një gjë: nuk duhet të mendojmë që vij sot dhe fitojë nesër, kjo nuk është rruga e duhur.

Ky është një projekt në të cilin pronarët duan të bëjnë dicka shumë të madhe. Ne duam që Roma të ketë sukses në të ardhmen. Është shumë e thjeshtë për të qënë tifozë të një skuadre që fiton gjithmonë, por të jesh tifozë të Romës është dicka ndryshe”./Oversport.tv