Jose Mourihno arrin një rekord të ri në karrierën e tij. Trajneri i Romës, falë fitores ndaj Fiorentinës u bë trajneri që ka arritur në më pak ndeshje numrin e 50 fitoreve, iu deshën vetëm 77 ndeshje në kampionatin italian.
Sipas kompanisë së statistikave Opta, e cila merret me analizën e statistikave sportive, trajneri portugez mban të njëjtin rekord edhe në kampionatin anglez dhe kampionatin spanjoll. Në kampionatin anglez ai arriti 50 fitore në 63 ndeshje, ndërsa në kampionatin spanjoll arriti 50 fitore në 62 ndeshje.
Në Itali, trajneri i Romës theu rekordin e Marcello Lippi, që kishte këtë rekord më parë( 50 fitore në 81 ndeshje). Në podium janë dhe Antonio Conte e Rudi Garcia ( 84 ndeshje të nevojshme për të arritur 50 fitore), ndërsa Simone Inzaghi mbyll top 5 me 89 ndeshje të zhvilluara për të arritur 50 fitore.
