Mourinho: Ashtu si vajti ndeshja, jam i kënaqur me pikën e marrë

Roma arriti të marrë një pikë në stadiumin “Mapei”, falë golit të Cristantes në minutën e 94-t. Tekniku portugez ka komentuar sfidën kundër Sassuolos për “Dazn”:

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin e ndeshjes, por në këtë rast ndryshon disi dinamika. Para ndeshjes nuk doja një pikë, por në minutën e 90-të isha shumë i lumtur sikur të barazoja.

Këtë ndeshje e krahasoj me humbjet në Verona, Venezia dhe Bologna. Edhe aty kishim mundësi të barazonim, pasi do të kishim tre pikë më shumë nëse do të kishim barazuar.

Nuk është rezultati që donim, por nuk kemi pësuar humbje në 4 ndeshjet e fundit të Serie A, ku kemi grumbulluar 8 pikë. Mund të fitonim përballë Sampdorias, por në fund morëm një pikë”, ka thënë trajneri i Romës, Jose Mourinho. / Oversport.tv