Mourinho: Çelësi i suksesit? Të mos kënaqesh kurrë dhe të kërkosh më shumë

Nuk ka folur për merkato apo analiza taktike, në një intervistë të dhënë për “Forbes”, José Mourinho është përqendruar tek aspektet psikologjike të punës së trajnerit.

“Njerëzit të ndjekin vetëm nëse besojnë tek ti. Mundohem që të besojnë tek unë dhe të mos zhgënjehen. Nuk mund ti shohësh lojtarët të gjithë njësoj, sepse janë të ndryshëm. Duhet ti njohësh, madje ti njohësh mirë”, ka thënë portugezi.

Trajneri i Romës tregon si i përgatit strategjitë: “Nuk mund të parashikosh gjithçka, por duke u përgatitur sa më mirë arrin që të ulësh rreziqet, që ka një ndeshje futbolli. Kjo sjell edhe vendime të vështira: duhet ti besosh analizës, por ndonjëherë edhe ndjenjave të tua dhe tu besosh të tjerëve”.

Çelësi i suksesit: “Duhet të mos kënaqesh kurrë dhe të kërkosh gjithmonë më shumë. Të mos dorëzohesh kurrë. Nuk ka lidhje me moshën, është çështje personaliteti”, ka thënë Mourinho. / Oversport.tv