Roma ka fituar 6 ndeshjet e fundit, duele mes Serie A dhe Conference League. E fundit ishte ajo ndaj CSKA Sofia me rezultatin 5-1. Trajneri Jose Mourinho nga ana tjetër mundohet të mbajë ekipin e tij me këmbë në tokë.
“Do ishte e lehtë të thosha: ne ishim perfektë. Nuk është drejtimi ku dua të shkoj”, u shpreh tekniku portugez në konferencën për shtyp në prag të duelit kundër Hellas Verona në Serie A, që do të transmetohet në Oversport.
“Special One” e zgjeron mendimin e tij, duke shtuar: “Duhet ta analizojmë në çdo ndeshje çfarë shkoi mirë dhe ku i kishim problemet. Mund të bëjmë më mirë në aspektin e cilësisë së lojës dhe në lëvizjet tona mbrojtëse. E vërteta është se, pavarësisht rezultatit, CSKA Sofia kishte momente kur e kontrolloi lojën me ne”.
Pas javës së fundit të Serie A u shkarkuan Di Francesco dhe Semplici te Hellas dhe Cagliari. Në lidhje me shkarkimet e trajnerëve, Mourinho shtoi: “Nuk mund të komentoj për klubet e tjera. Mund të them se si koleg është zhgënjyese të shohësh trajnerë të shkakuar kaq shpejt. Sa i takon asaj që fshihet pas këtyre vendimeve, nuk është puna ime. Jam i kënaqur që Mazzarri është rikthyer në stol. Me të jam përballur në Itali dhe Angli. Edhe Tudor po kërkonte një mundësi të re”.
“Ndeshja e radhës? Hellas Verona ka zero pikë në tre ndeshje, por mund të kishte marrë rezultat kundër Inter dhe Bologna. Ne mund të shohim Tudorin të rikthejë sjellin që ky ekip pati nën drejtimin e Ivan Juric. Jemi përgatitur për këtë gjë”.
Mourinho u pyet gjithashtu për Borja Mayoral. I huazuar nga Real Madrid dhe pritej të kishte minuta në lojë, por Abraham dhe Shomurodov janë preferuar më shumë nga trajneri portugez.
“Fatkeqësisht FIFA nuk më lejon të aktivizoj 12 lojtarë në të njëjtën kohë. Mayoral është një profesionist fantastik, ka kualitet, është inteligjent dhe i qetë para portës. Gjithsesi mua më pëlqejnë Eldor dhe Tammy gjithshtu. Ai do më shumë minuta dhe koha e tij do të vijë”. / oversport.tv