Mourinho i tërbuar me gjykimin: Po fola më skualifikojnë, komplimente Milanit

“Nëse flas nuk do të jem në pankinë të dielën. Nuk ka respekt për tifozët tanë, kjo është ajo që më nxeh pak, megjithatë mjaft”. José Mourinho është shumë i mërzitur me gjykimin pas humbjes së “Olimpicos” kundër Milanit dhe nuk do të komentojë vendimet e arbitrit Maresca.

Trajneri i Romës konteston në veçanti penalltinë e dhënë për kuqezinjtë, me drejtuesin e ndeshjes që u thirr nga VAR-i për të riparë episodin, por më pas konfirmoi vendimin e tij dhe një penallti të munguar për verdhekuqtë për një faull të supozuar të Kjaer në dëm të Pellegrinit.

“Për këtë arsye nuk dua të flas, dua të jem në pankinë të dielën dhe nuk dua të kem asnjë proces disiplinor. Detyrohem ti bëj komplimentet e mia Milanit që fitoi ndeshjen. Të shohësh që nuk ka respekt për romanistët është e vështirë.

Respektin që kemi ne dhe respektin që të gjithë duhet të kenë, por nuk është kështu. Në një ndeshje ku nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe përballë një skuadre të mirë, nuk kishte respekt për romanistët. Nuk them asgjë tjetër. Arritëm të kontrollojmë emocionet dhe të qëndrojmë të qetë”, ka përfunduar Mourinho. / Oversport.tv