Mourinho: Është në ADN-në time, dua të fitoj sa më shpejt të jetë e mundur

Jose Mourinho nesër do të arrijë numrin e 1000 pankinave zyrtare në karrierë dhe për ta festuar këtë event, Roma ka shpërndarë në rrjetet zyrtare sociale një intervistë me trajnerin:

“Nuk mund ti shpëtoj AND-së time, dua të fitoj sa më shpejt që të jetë e mundur”-ka thënë portugezi në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Sassuolos.

“E di se çfarë tipi trajneri jam, e njoh eksperiencën time. Me shumë mundësi dikush tjetër do të bënte zgjedhje të tjera, do të kërkonte rrugën më të lehtë drejt suksesit.

Unë kërkoj të ndërtoj diçka të veçantë, diçka të qëndrueshme. Jo vetëm për tani, por edhe për të ardhmen. Ky është projekti jonë, por është edhe diçka tjetër nga e cila nuk mund të heq dorë: tipi im.

Unë jam tip kompetitiv. Dua të fitoj sa më shpejt që të jetë e mundur. Kam nevojë që shumë njerëz ta mendojnë njësoj si unë, që të përshpejtojmë kohën e këtij proçesi”-ka deklaruar trajneri, duke folur edhe për projektin e skuadrës verdhekuqe. /Oversport.tv