Mourinho i kënaqur me merkaton: Jemi më të fortë se në dhjetor

Roma do të rinisë kampionatin kundër Genoas në “Olimpico”. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, kuqeblutë kanë ndryshuar trajner dhe shumë lojtarë. Është e vështirë të kuptosh se çfarë kundërshtari do të kemi përballë në fushë, por duam që të marrim fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Pellegrini nuk është grumbulluar, sepse nuk është akoma gati për të luajtur”, ka thënë Mourinho në prag të kësaj sfide.

Portugezi ka folur edhe për merkaton që sapo u mbyll dhe është i kënaqur me afrimet e bëra: “Jam i kënaqur me merkaton që kemi bërë. Jam i kënaqur sepse jemi më të fortë seç ishim në 31 dhjetor.

Kemi blerë dy lojtarë që kanë luajtur më shumë se ata që u larguan. Objektivi im në merkato është që të përmirësoj organikën, prandaj lojtarët e rëndësishëm duhet të qëndrojnë me ne”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Romës. / Oversport.tv