Jose Mourinho u shfaq i tërbuar pas ndeshjes kundër Bologna, për shkak të humbjes dhe gjykimit të arbitrit Luca Pairetto.
Portugezi, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, u përball me arbitrin Pairetto në tunel dhe kërkoi sqarime për vendimet e marra gjatë duelit të humbur nga Roma.
Arbitri ndëshkoi me kartonë të verdhë Abraham dhe Karsdorp, të cilët humbën ndeshjen e fundjavës me Interin. / oversport.tv