Mourinho ka fituar 100 milion, në 4 rastet që është shkarkuar në Premier

Asnjë trajner nuk do që të shkarkohet nga klubi në momentin që po e drejton. Padyshim që ngushëllimi mund të vijë në llogaritë bankare, duke marrë rrogën apo një marrëveshje të mirë për të prishur me konsensus kontratën.

José Mourinho për shembull ka fituar 97.6 milion stërlina vetëm sepse është shkarkuar. Shifrat i publikon “DailyStar”, që flet për një studim të bërë nga “101Great Goals”, që tregon se “Special One” ka fituar pothuajse 50 milion stërlina më shumë se çdo trajner tjetër në Premier Ligë, vetëm si dëmshpërblim për shkarkimin.

Tekniku është shkarkuar 2 herë nga Chelsea i Abramovich, për herë të parë në vitin 2007 dhe më pas në vitin 2015. Ndërsa më pas është shkarkuar nga pankina e Manchester United (viti 2018) dhe e Tottenhamit (viti 2019) në mes të sezonit.

Portugezi është mërzitur shumë nga ana profesionale, por ka patur një ngushëllim të mirë nga ana ekonomike. /Oversport.tv