Mourinho kërkon dy lojtarë nga Premier League, një prej tyre luan tek United

Afrimet në merkaton e janarit nuk kanë mjaftuar për Jose Mourinhon. Trajneri portugez i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të afrojnë edhe lojtarë të tjerë nëse duan që Roma e tij të jetë më konkurruese në Serie A.

Për rrjedhojë, edhe drejtuesit po planifikojnë të afrojnë të paktën edhe dy lojtarë të tjerë. Ndërkohë që të dy lojtarët mund të vijnë nga Premier League. Një prej tyre është një njohje e vjetër e teknikut portugez. Bëhet fjalë për Jesse Lingard i Manchester United.

Sulmuesi anglez pritet të largohet në fundin e sezonit nga United dhe dëshiron të ketë një ribashkim me Jose Mourinho. Edhe ky i fundit po shtyn që Lingard të transferohet te Roma dhe mundësia që ai të vijë me parametër zero thjeshton edhe më shumë tratativat.

Emri tjetër sakaq luan tek Aston Villa. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Douglas Luiz. Edhe ky është i lidhur me një largim në fundin e sezonit nga Premier League dhe Moruinho i ka kërkuar drejtuesve që të bëjnë çmos për të afruar brazilianin. /oversport.tv