Mourinho kërkon mbrojtës krahu, në skenë dalin dy emra

Maitland-Niles nuk ka bindur te Roma dhe rikthimi i tij tek Arsenali tashmë duket si diçka e sigurt. Megjithatë, mediat italiane kanë bërë të ditur edhe kandidatët që pritet të zëvendësojnë mbrojtësin anglez.

Ditët e fundit, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, klubit të Romës i janë ofruar shërbimet e Hector Bellerin. Një tjetër ish-lojtar i Arsenalit, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Spanjë me klubin e Real Betis.

Megjithatë, Tiago Pinto nuk është shumë entuziast për Bellerin. Ai pëlqen një tjetër profil. Bëhet fjalë për Zeki Celik i cili mund të largohet në verë nga Lille pasi kontrata e tij skadon në vitin 2023. Klubi francez dëshiron të mos e humbasë me parametër zero dhe nga kjo sitatë Roma mund të përfitojë. /oversport.tv