Mourinho kërkon të festojë 1000 pankinat, 28 mijë tifozë në “Olimpico” në Roma-Sassuolo

28 mijë biletat e hedhura në treg (gjysma e kapacitit të stadiumit) për ndeshjen Roma-Sassuolo janë shitur të gjitha.

Tifozët romanë të frymëzuar nga nisja shumë e mirë e kampionatit, mezi presin të shohin skuadrën në ndeshjen e 1000 të teknikut Mourinho në karrierë. Roma nuk ka probleme me mungesat dhe kundër Sassuolos do të synojë fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Edhe miqtë e kanë nisur mirë sezonin, duke grumbulluar 4 pikë në 2 takimet e para të Serie A. Tekniku Dionisi ka në dispozicion të gjithë lojtarët për transfertën e sotme në kryeqytet.

Takimi do të luhet në orën 20.45 dhe do të transmetohet në kanalin Oversport 1.

Formacionet e mundshme:

Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibañez, Calafiori; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham

Sassuolo (4-2-3-1): Consigli, Toljan, Chiriches, Ferrari, Rogerio; Frattesi, M. Lopez; Berardi, Djuricic, Boga; Raspadori.