Mourinho mban premtimin, i blen atletet e famshme talentit Afena-Gyan

Felix Afena-Gyan ka gëzuar një ditë më parë çdo tifoz të Romës dhe trajnerin Jose Mourinho, i cili mendoi t’i besonte 18-vjeçarit në minutat e fundit kundër Genoa.

Sulmuesi ganez e shpërbleu besimin, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. “Special One” më pas duhet të mbante premtimin që i kishte bërë.

Afena-Gyan, i cili momentalisht luan më së shumti me ekipin e 19-vjeçarëve të Romës, i kishte kërkuar një palë atlete.

800 euro të shpenzuara nga Mourinho dhe me siguri nuk ka asnjë pishman, madje do i blinte nga disa palë çdo javë nëse Afena-Gyan vazhdon të shënojë dhe të ndihmojë Romën të marrë fitore. / oversport.tv