Mourinho me dhimbje koke, ylli i ekipit dëmtohet para ndeshjes me Sampdorian

Pas fitores në derbi kundër Lazios, Roma kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe këtë herë përballë do të ketë Sampdorian. Ekipi i Mourinhos do të përballet të dielën kundër Samporias në “Luigi Ferraris”, por tekniku portugez mund ta programojë këtë ndeshje pa shërbimet e një lojtari shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, talenti italian ka pësuar një dëmtim muskulor dhe prezenca e tij kundër Sampdorias është në dyshim. Megjithatë, vendimtare do të jetë dita e fundit e stërvitjes përpara ndeshjes.

Sakaq, Zaniolo nuk u aktivizuar për asnjë minutë në sfidën e fundit të Romës në Serie A kundër Lazios. Në vend të tij pritet të luajë Mkhitaryan që do të vendoset në sulm përkrah Tammy Abraham. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook