Mourinho: Më pëlqejnë këto sfida. Dihet forca e Juves, edhe ne kemi objektiva

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Juventusit, José Mourinho ka komentuar edhe sfidën mes tij dhe Allegrit: “Nuk është një sfidë mes meje dhe atij. Ka respekt dhe vlerësim mes nesh, kemi qënë shumë herë bashkë ne mbledhjet e UEFA-s. Nuk mund të them se kemi shumë miqësi, por më pëlqen shumë si njeri”.

Trajneri portugez ka folur edhe për kundrshtarin: “Juventusi është një skuadër shumë e fortë, që luan gjithmonë për të fituar ndeshjet dhe kampionatin. Nuk është një skuadër me 11 lojtarë të mirë, por kanë mbi 20 lojtarë cilësorë dhe shumë eksperiencë. Edhe trajneri ka shumë eksperiencë”.

“Të luash kundër një skuadre si Juventusi është një sfidë që më pëlqen. Kemi pak javë që kemi filluar kampionatin, por ne luftojmë për të fituar Conference League, ndërsa ata për të fituar Champions League.

Ne duhet ti harrojmë këto gjëra dhe do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen. Duhet të kemi personalitetin dhe kurajon për të bërë ndeshjen tonë dhe të kërkojmë ta fitojmë këtë sfidë”, ka përfunduar trajneri i Romës, Jose Mourinho. / Oversport.tv