Mourinho: Më pëlqeu vetëm fitorja, asnjë gjë tjetër

Trajneri i Romës, José Mourinho ka komentuar fitoren e Romës ndaj CSKA Sofies dhe vendin e parë në grup pasi u intervistua nga Sky Sports. Ai u tregua i lumtur për fitoren, por tha se nuk i pëlqeu aspak loja që ekipi i tij bëri.

NDESHJA- “Ne nuk mund t’i krijojmë probleme vetes tonë. Nuk është e mundur të fitosh 2-0 pas 45 minutash dhe më pas të humbësh shumë topa dhe të qëndrosh në pritje. Dy golat janë të papranueshëm. Jam i lumtur që fituam sepse Zorya bëri të sajën, por kjo është e vetmja gjë që më pëlqeu sonte.”

MAYORAL- “Një nga gjërat e pakta që më pëlqeu. Goli ishte i bukur, por më pëlqeu edhe puna që bëri. Nuk më habit, sepse është një djalë që punon gjatë gjithë kohës”.

CONFERENCE LEAGUE- “Nuk kemi skuadër për të luajtur edhe dy ndeshje të tjera. Nuk ishte diçka që mund ta kontrollonim, ishim me fat, sepse dy ndeshje të tjera në shkurt do të kishin qenë diçka që nuk do të na duhej.” /oversport.tv