Mourinho me reagim epik në Instagram, godet nën brez arbitrat italianë

Jose Mourinho e ka sërish me arbitrat dhe këtë herë “proteston” nga rrjetet sociale, duke bërë një paralelizëm mes vendimeve që marrin arbitrat në Itali dhe atyre në Champions League.

Portugezi sjell në skenë penalltinë e djeshme të Juventusit, që u përsëriti për shkak se lojtarët e Zenitu futën në zonë para se të goditej topi.

Në ndeshjen e Romës kundër Juventusit në Serie A nuk ndodhi diçka e tillë dhe Mourinho duke krahasuar shkruan: “Njëra duhet rigjuajtur, tjetra jo. Merreni me mend cila…” / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)