Mourinho: Mungesa e Zaniolo tek Italia? Nuk është puna ime

“Më shumë sesa renditja dhe rezultatet, është cilësia e lojës ajo që ka rëndësi”. Kështu e ka nisur José Mourinho konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes Roma-Empoli që do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport.

I pyetur për kundërshtarin që do të përballet këtë të diel trajneri i Romës tha: “Ne e dimë se si luan Empoli. Në Serie A Empoli ka goditjet më të shumta jashtë zonës. Ne kemi punuar për këtë, për ne mbrojtja është e rëndësishme “.

Më pas ai dha dhe një mesazh për tifozët: “Falënderoj tifozët për demonstrimin e qartë të romanizmit, është e lehtë të brohorisësh një ekip që gjithmonë fiton dhe është më e vështirë ta bëni atë me një ekip që po kalon një moment të vështirë. Është një demonstrim i besimit tek ekipi.

I pyetur për mungesën e Zaniolo dhe Mancini në kombëtare dhe ndeshjet e shumta ndërkombëtare për lojtarët The Special One nuk kërkoi të hapte polemika: “Ajo nuk është puna ime. Italia ka tashmë një trajner dhe janë zgjedhjet e tij, të cilat i respektoj nëse ai thërret një nga lojtarët tanë ose dhjetë.

Të gjitha këto gjëra nuk janë për mua. Ka gjëra që mund të përmirësohen, por futbolli pa ekipet kombëtare dhe pasioni që ata japin nuk mund të mendohet”

Në mbyllje ai kishte edhe një koment mbi rinovimin e Lorenzo Pellegrinit deri në vitin 2026: “Është vendimi i duhur për të dy ne, ky lloj stabiliteti është i rëndësishëm. Unë do të jem këtu për tre vjet, ai është këtu për të qëndruar dhe për të rritur bërthamën italiane me Mancinin dhe Cristante. Ne jemi bashkë, punojmë së bashku dhe do të arrijmë atje ku duam të arrijmë me qetësinë e mendjes”. / oversport.tv