Mourinho: Mungesat janë një problem, Mancini mund të luajë mesfushor

Në prag të sfidës kundër Torinos, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri i Romës, Jose Mourinho. Ai komentoi mbi vështirësinë e ndeshjes, modulin e lojës si dhe sakrificat që lojtarët duhet të bëjnë për këtë ndeshje.

TORINO- “Është një ekip që mbrohet shumë mirë, ka stilin e vet. Nuk po them një mënyrë unike sepse ka skuadra të tjera që e bëjnë këtë, por janë një shembull i mirë i këtij stili mbrojtës. Nuk lë shumë hapësira, do të jetë e vështirë. Do të duhet cilësi e madhe sulmuese, për të shënuar gola”.

MODULI I LOJËS- “Është një pyetje e mirë. Nuk dua t’ju përgjigjem. Tani për tani situata është më e mirë se opsionet që kemi. Me Covidin e Cristante dhe Villar dhe skualifikimin e Veretout, tani problemi ka kaluar në mesfushë. Dy titullarë absolut dhe Villar që është një opsion cilësor. Ne kemi një opsion për të luajtur me 4 ose 5”.

KOHA PËR TË SHËNUAR-  “Është e vështirë të thuhet. Çdo minutë është koha e duhur për të shënuar. Mendoj se jemi një ekip që shkon gjithmonë deri në fund. Është karakteristika jonë më e madhe. Me Milanin, me Napolin ose me Venezia nuk e kam parë kurrë skuadrën të vdekur. Edhe ndaj Genoa kemi pasur presion”.

MANCINI NË MESFUSHË- “Sigurisht që mundet. Kryesisht sepse deri më tani kemi katër qendroret në dispozicion. Nëse i takon ndonjërit prej tyre ta bëjë këtë sakrificë, do ta bëjë. Ibanez ka luajtur tashmë mbrojtës i majtë. Nëse Mancini luan në mesfushë, ai do ta bëjë. Ka lojtarë si Mancini, Mkhitaryan dhe Ibanez që janë shumëfunksionalë. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të tillë në skuadër. Disponueshmëria është gjithashtu e rëndësishme. Mancini ka luajtur tashmë në mesfushë”. /oversport.tv