Mourinho: Mungojnë 9 lojtarë, Zaniolo nuk është një prej tyre

9 mungesa për Romën në sfidën ndaj Veronës që e shqetësojnë jo pak trajnerin Jose Mourinho. Në konferencën për shtyp, tekniku portugez komentoi kështu ndeshjen që pritet, vlerësimet për lojtarët si dhe situatën e Abraham.

ZANIOLO- “Jo, në nëntë të padisponueshmit nuk është Zaniolo. Ju e dini më shumë se unë, stërvitja është në 17:00, ndeshja është në orën 18:00. Duhet të presim”.

I MUNGON CHAMPIONS LEAGUE- “Jo. Unë kam luajtur më shumë se 150 ndeshje Champions League, jam i privilegjuar dhe nuk mund të qaj sepse luaj në Conference League tani. Pastaj këtë javë nuk pashë ndonjë ndeshje të madhe. Nuk më pëlqeu Real dhe PSG. Inter-Liverpool një ndeshje e mirë”.

HUMBJA E PARË NDAJ VERONËS- “Moti ka ndryshuar. Kishte një të ftohtë dhe shi të pabesueshëm, nuk mendoj se do të jetë kështu nesër. Pëtëj shakave, nuk e kam menduar këtë. Mendoj se ata janë një ekip shumë cilësor, në të njëjtën mënyrë si ndeshja e parë ishte e vështirë, ashtu do të jetë edhe e dyta.

Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë pasi kemi 9 mungesa, por është e jashtëzakonshme se si në një sezon jo me shumë rezultate të mira vazhdon të sjellë kaq shumë tifozë në stadium. Nëntë mungesa janë shumë, çdo skuadër me nëntë mungesa do të kishte shumë vështirësi.

Nuk do t’i kem të gjithë lojtarët në pankinë. Më vjen keq, por duhet të shkatërroj gjysmën e Primaverës që do të luajë nesër kundër Milanit, sepse ata duhet të qëndrojnë me ne.”

VLERËSIMET- “Vlerësimet bëhen çdo ditë. Edhe me stërvitje”.

ABRAHAM- “Ai po bën mirë, por mund të bëjë më mirë. Ekipi ka nevojë që ai të bëjë më shumë dhe anasjelltas. Ky është ndërveprimi. Është një lojtar i lindur dhe i rritur në një futboll krejtësisht tjetër, nuk ishte e lehtë të largohej nga Anglia. Por, po bën mirë. Shpresoj të bëjë më shumë, ka potencial për ta bërë këtë gjë”. /oversport.tv

Foto: asroma.com