Mourinho: Në Tiranë shkojmë për të fituar Kupën, tifozët e Romës fantastikë

José Mourinho është shfaqur i mërzitur pas barazimit kundër Venezias, por sërish portugezi është optimist për ndeshjet e mbetura të sezonit.

“Njerëzit e dinë që japim maksimumin. Nëse nuk arrijmë rezultate më të mira është sepse nuk ia dalim që të marrim maksimumin, si në ndeshjen kundër Venezias që meritonim ta fitonim.

Marrëdhënia me publikun tonë është e veçantë. Kam përjetuar situata të tilla në stadium por vetëm pasi kam fituar kampionatin. Ky klub dhe këta njerëz janë specialë. Premtojmë se do të japim maksimumin.

Kemi edhe 2 ndeshje për të luajtur. Ndeshja e fundit në kampionat është shumë e rëndësishme dhe më pas do të shkojmë në Tiranë për të fituar Kupën”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Romës. / Oversport.tv