Mourinho: Newcastle? Unë nuk i braktis fëmijët e mi

Në prag të sfidës kundër Bodo/Glimt, ka folur trajneri i Romës, Jose Mourinho. “The Special One” është ndalur te rëndësia e këtij kompeticioni, mentaliteti i ekipit të tij, si dhe mbi një ofertë të mundshme nga Newcastle.

“Të qenit këtu është pasojë e kampionatit të vitit të shkuar, është pagesa e gabimeve të vjetshme. Ne jemi në këtë garë dhe duhet ta luajmë me seriozitet dhe përgjegjësi. Ëndrra e të gjithëve është Liga e Kampionëve, pastaj vjen Europa dhe më pas është ky kompeticion.

MENTALITETI- “Po filloj te shoh njerëz që janë shqetësuar shumë nga ne. Ky ekip është bere një familje e pashkatrrueshme. Dëgjoj disa komente për shqetësimet që i janë shkaktuar nga ne. Nesër do te bëjmë shumë ndryshime në skuadër. Ka lojtarë që duhet të pushojnë, gjithashtu është mundësia për ti dhënë eksperiencë lojtarëve të rinj”.

NEWCASTLE- “Unë nuk i braktis fëmijët e mi për botën. Kam një kontratë për tre vjet dhe do të qëndroj këtu”. /oversport.tv