Mourinho: Një fitore e madhe, dua gol në çdo ndeshje nga Abraham

Roma ka marrë fitoren e tretë radhazi në vitin 2022. Skuadra e José Mourinho ka mposhtur 4-2 Empolin, duke bërë një paraqitje me dy fytyra në këtë sfidë.

Një pjesë të parë spektakolare, ndërsa në pjesën e dytë i dorëzoi lojën Empolit, që arriti të shënojë 2 gola.

“Është një fitore e madhe. Nuk është e lehtë të fitosh në Empoli, i dinim rezultatet e skuadrave të tjera në këtë fushë. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe e bëmë.

Për ju ishte fantastike edhe pjesa e dytë. I përgëzoj të dyja skuadrat. Çdo ndeshje unë dua sa më shumë gola nga Abraham, nëse nuk arrin të shënojë, duhet të ndihmojë skuadrën”, ka thënë përpara mediave trajneri i Romës. / Oversport.tv