Mourinho nuk gjen paqe, Smalling të paktën një muaj larg fushave

Problemet e Mourinho te Roma nuk po mbarojnë. Së fundmi trajneri portugez ka marrë lajmin se lojtari i tij, Chris Smallin është dëmtuar përsëri.

Kështu, mbrojtësi anglez ka pasur përsëri një lëndim në kofshën e tij të majtë që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën një muaj. 31-vjeëari po vazhdon ende të punojë i distancuar nga grupi dhe mendohet se rikuperimi i tij do të vijë në nëntor pas pushimit të kombëtareve.

Lajmi është bërë i ditur nga Gianluca Di Marzio. Ai shprehet se mjekët e ekipit të Romës kanë si objektiv ta kthejnë atë në gjendje për të luajtur në ndeshjen Genoa-Roma që do të luhet më 21 nëntor. /oversport.tv