Mourinho: Nuk patëm frikë, Napolli kurrë i lehtë! Të dënuarit? S’fal lehtë

Jose Mourinho, trajneri i Romës, pas barazimit kundër Napolit kryesues foli për shumë tema në DAZN. Portugezi fillimisht deklaroi: “Për mua ishte një ndeshje e madhe, një ndeshje nivelit të lartë.

Kam parë përqendrim të madh, jo frikë, por respekt për kundërshtarin. Mendoj se mbrojtësit e krahut po përmirësohen, kurse Veretout dhe Cristiane mbulojnë më mirë diagonal.

Ishte shumë e rëndësishme të shikonim Zaniolo dhe Mkhitaryan të ndihmojnë gjatë gjithë lojës. Ishte ndeshje intensive, pashë lojtarë të lodhur, patëm shanset tona dhe ishte një ndeshje unike edhe për dy kartonët e kuq që iu dhanë trajnerëve.

Nuk isha i lumtur për vendimin e arbitrit, por nuk thashë asnjë fjalë. Askush nuk po shkon në shtëpi  lumtur, as unë, as Spalleti. Të dy u ndëshkuam me kartonë të kuq, por mendoj se arbitri ishte i ekuilibruar”.

“Kundër Napolit nuk është kurrë e lehtë të luash. U përpoqëm të fitonim. Dolëm 0-0 dhe nuk bëmë një ndeshje të mrekullueshme, por u lodha nga stoli”, shtoi Mourinho.

“Pesë lojtarët e lënë në tribunë? Kur bën gjëra të këqija siç bëmë ne, ndeshja pasardhëse është gjithmonë e vështirë në aspektin emocional. Këto janë mesazhe për dhomat e zhveshjes. Ajo ndeshje do të mbetet në historinë time dhe për mua është e vështirë të fal”. / oversport.tv