Mourinho: Nuk pres asgjë në merkato! Frattesi? Nuk më vjen keq

Pushimet e lojtarëve dhe trajnerëve janë drejt fundit dhe që nga java e ardhshme ose më herët ata do të kthehen në detyrë. Trajneri i Romës Jose Mourinho, është rikthyer në kryeqytetin e Italisë dhe menjëherë është intervistuar.

“Jam gati për këtë sezon të ri. Nuk pres asgjë në merkato, jam i lumtur që punoj. Jam një njeri për punë, jo për pushime. Të hënën në mëngjes në orën tetë, do të rikthehem në punë.”

DYBALA – “Nuk e di për kontratën e tij, por padyshim që flas me Paulon dhe të gjithë lojtarët e tjerë. Me të do të kem një përballje si me gjithë të tjerët.

Nuk mendoj asgjë për merkaton, duhet të mendoj për fushën dhe jam i kënaqur që do të kthehem në punë edhe në këtë vapë.”

Dhe në fund një pyetje për një nga lojtarët e kërkuar nga Roma, pra Davide Frattesi. “Nuk më vjen keq”, ishte përgjigja e shkurtër nga Mourinho. /oversport.tv