Mourinho pëlqen mbrojtësin e Barcelonës, Tiago Pinto nis manovrat

Roma kërkon një tjetër mbrojtës qendre, kësaj radhe dikë që luan me këmbën e majtë dhe drejtuesit verdhekuq kanë pikasur profilin e duhur.

Sipas asaj që shkruajnë gazetat spanjolle “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, Mourinho i ka kërkuar Tiago Pintos që ti sjellë në skuadër Clément Lenglet, francezit që është në prag largimi nga Barcelona.

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Conte, por në Spanjë thonë se tashmë në garë për mbrojtësin është edhe Roma. Lenglet ka një kontratë me Barçën deri në vitin 2026, por në sezonet e fundit nuk ka bindur në Katalonjë. / Oversport.tv