Mourinho: Pioli ka punë të ngjashme me mua, duam ta fitojmë ndeshjen

Trajneri i Romës, Jose Mouriho është ndalur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës kundër Milanit. Tekniku portugez u tregua i qartë se nga kjo sfidë kërkon vetëm tre pikët. Më pas ai u ndal tek gjendja fizike e Spinazzola dhe nuk i kurseu elozhet për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli.

NDESHJA NDAJ MILANIT- “Personalisht më pëlqen të luaj kundër ekipeve më të mira dhe mendoj se këtë ndjenjë ja përcjell edhe lojtarëve për t’u përballur me ekipe që janë më lartë se ne në renditje. Nuk ka problem për këtë çështje, ka vetëm motivim. Kur isha në Itali, Pioli nuk ishte trajner në Serie A. Puna e tij është e ngjashme me atë që duhet të bëj unë te Roma. Ai ka shumë meritë në atë që ka bërë dhe po bën”.

MKHITARYAN- “Fatkeqësisht unë mund të hedh në fushë vetëm 11 lojtarë dhe mund të thërras edhe 12 të tjerë në stol. Lojtarët janë të gjithë djemtë e mi dhe jo vetëm Mikhitaryan. Ai po bën mirë. Nuk do të përgjigjem nëse ai do të luaj apo jo. Për mua nuk ka dallim nëse do të jetë titullar apo jo. Ai është një lojtar besnik i imi”.

SPINAZZOLA- “Ai është mirë dhe procesi i rikuperimit po shkon mirë. Ata që e kanë operuar, e kanë kontrolluar së fundmi dhe mbrojtësi nuk ka bërë asnjë hap prapa. Preferoj të mos e zbuloj se kur mund të jetë i gatshëm të luaj, por kemi lajme pozitive”.

FITIMI I NDESHJES- “Gjithmonë. Jo vetëm kundër Milanit. Vetëm atë gjë duam. Me Napolin pamë një skuadër që donte të fitonte nga fillimi deri në minutën e fundit dhe që në goditjen e fundit të këndit dukej se po luanin me jetën e tyre. Nuk ndryshon asgjë kur luan kundër Milanit apo Venecias. Kjo është diçka që i sjell njerëzit në stadium”. /oversport.tv