Mourinho: Punën që kemi bërë gjatë javës do ta hedhim në plehra

Në prag të sfidës ndaj Genoas, ka dalë në konferencën për shtyp edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho. Ai foli mbi marrëdhënien që ka me Shevchenkon, si dhe u ankua jo pak për mungesat e shumta në skuadër.

SHEVCHENKO- “Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Kujtimi i parë që kam është kur e pashë duke luajtur. Kur bëhesh “Topi i Artë”, fitues i Champions League dhe shumë tituj të tjerë, atëherë ti bën histori. Tani është përvoja e tij e parë si menaxher klubi. Ai bëri mirë me Ukrainën dhe ka treguar qartë se ka një ide dhe një filozofi. Një lider i qetë sepse kështu është edhe si person”.

RASTET ME COVID- “Puna që kemi bërë gjatë gjithë javës është një punë që shkon në koshin e plehrave. Pasi kemi humbur një lojtar si Cristantë gjithçka që kemi provuar më parë nuk vlen më. Kemi shumë mungesa dhe është e qartë se duhet të gjejmë zgjidhje pasi të gjithë mbrojtësit e majtë i kemi jashtë. Ka lojtar që duhet të luajnë në pozicione që nuk është pozicioni i tyre”.

NDESHJA- “Nuk po them se është një lojë që do ta luajmë në errësirë, por sigurisht me disa vështirësi. Edhe ata janë në vështirësi, por problemi më i madh për mua dhe Shevchenkon është se ka shumë lojtarë të padisponueshëm. Të luaj kundër një skuadre që ka një trajner të ri, është një faktor i panjohur. Për ne do të jetë e vështirë të ndjekim një linjë orientimi sepse jemi në vështirësi. Nuk ka asnjë mbrojtës të majtë në skuadër. Vina, Calafiori dhe Spinazzola nuk janë aty”. /oversport.tv