Mourinho qetëson tifozët: Edhe sezonin tjetër do të jem në krye të Romës

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport UK”, trajneri i Romës, José Mourinho ka folur edhe për të ardhmen e tij:

“Jam i qetë në këto momente sepse kam edhe 2 vite kontratë. Klubi nuk më ka kërkuar të zgjas kontratën, prandaj nuk më ka vënë në situata ku duhet të jap përgjigje. Prandaj është një moment i qetë dhe i ekuilibruar.

Duhet të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë. Është e sigurt që do të jem këtu edhe sezonin tjetër, nuk po kërkoj ndryshime. Njerëzit që më njohin e dinë që nuk dua të ndryshoj.

Nuk do të largohesha në sezonin e dytë, nuk mund tia bëj këtë klubit. Sezonin e ardhshëm do të jem akoma te Roma”, ka thënë tekniku portugez. / Oversport.tv