Mourinho: Roma projekti më ndryshe! Spalleti, humbe ndeshjen kundër nesh

Roma triumfoi kundër Empolit dhe trajneri Jose Mourinho u shfaq i kënaqur. Për DAZN ai fillimisht deklaroi: “Luajtëm mirë, ishim solidë dhe kompakt. Kishim kontrollin ndaj një ekipi që luan futboll të mirë. 15 pikë në 7 ndeshje janë diçka pozitive për ne”.

“Irritimi i Zaniolo kur u zëvendësua? I thashë se ashtu duhet të reagosh kur je i mërzitur. Ai priste të ishte në skuadrën e Italisë. Unë e respektoj vendimin e Mancinit, sikurse bën edhe Nico.

Ai ka luajtur mirë dhe nëse vazhdon kështu do të ftohet nga Italia sërish. Po kalon një moment të mirë, madje përpiqet të mbrojë edhe kur është i lodhur. Më pëlqejnë paraqitjet e tij”, shtoi Mourinho.

“Special One” thekson më tej se kur erdhi te Roma i dha “jo” një projekti krejt ndryshe nga ato që ishte mësuar të merrte përsipër në të shkuarën: “Gjithmonë kam thënë se duhet të fitojmë ndeshjen e radhës dhe njerëzit po mësohen me këtë.

E dimë shumë mirë ndryshimin midis nesh dhe skuadrave që u renditën mbi Romën vitet e fundit. Kam pranuar një projekt ndryshe nga të gjithë ato që kam marrë përsipër në karrierën tinë. Më pëlqen kjo situatë dhe jam i lumtur t’u jap minuta lojtarëve si Darboe, Calafiori dhe Zalewski”.

Sigurisht nuk mund të mungojë diçka e veçantë në konferencat e Mourinho. Teksa në studion e DAZN po lidheshin me Spalletin në Firence, tekniku i Romës e ngacmoi italianin: “A po përpiqesh të fitosh çdo ndeshje? Mendoj se duhet ta humbësh të radhës jashtë fushe miku im”. / oversport.tv