Mourinho: Romës dua t’i dhuroj tituj, sepse ushqejnë pasionin e tifozëve

“Ndihem më shumë trajner sot, sesa 10 apo 20 vjet më parë”, këto janë fjalët e José Mourinhos, në një intervistë të dhënë për “Esquire Italia”.

“Nëse një trajner nuk përmirësohet është sepse ka humbur pasionin dhe mentalitetin për të mësuar çdo ditë. Nuk është një zanat në të cilin është thelbësore mosha apo gjendja fizike, në ndryshim nga futbollistët.

Eksperienca vetëm të përmirëson. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Të gjitha ndeshjet që ke luajur dhe trofetë që ke fituar, janë të sigurta dhe do të kesh kohë t’i shohësh kur të tërhiqesh. Tani dua të mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”.

Çfarë do t’i dhurojë Romës? “Tituj, sepse me tituj jeton një klub, sepse titujt ushqejnë pasionin e tifozëve. E kuptova menjëherë se dashuria që ndjejnë për Romën i kalon trofetë, është një pasion i përjetshëm.

Por fitorja është ajo që mungon dhe po ndërtojmë një projekt për të arritur aty. Po të vijë me mua do të jetë diçka perfekte, por do të ishte gjithsesi bukur që kontribova në ndërtimin e kësaj të ardhme, që është ëndrra e të gjithëve”, ka përfunduar trajneri portugez i Romës. /Oversport.tv