Mourinho: Shënojmë pak edhe pse krijojmë shumë, Abraham do të zhbollokohet

Në prag të sfidës kundër Venezias, ka dalë në konferencën për shtyp edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho. Ai komentoi situatën e vështirë që po kalon Abraham, si dhe analizoi lojën që ekipi i tij po bën.

LOJA E ROMËS- “Nëse krahasoni numrin e golave ​​të shënuar dhe rastet e krijuara, padyshim që ka një kontradiktë. Ka skuadra që krijojnë shumë më pak ose shumë pak, megjithatë shënojnë. Tani për tani ne jemi duke luftuar, jo në ndërtimin e situatave, por në shfrytëzimin e të gjitha rasteve që krijojmë.

Do të ishte më shqetësuese nëse nuk do të kishim asnjë lloj krijimi loje, nëse nuk do të kishim ndonjë dominim të lojës. Nëse do të shënonim të gjitha mundësitë që krijojmë, do të kishim një rezultat tjetër”.

VENEZIA DHE ZANETTI- “Nuk e njoh personalisht, kemi luajtur kundër shumë vite më parë, por ai ishte lojtar dhe unë trajner. Mund të analizoj se si luan Venezia dhe në këtë kuptim ai luan mirë. Ai ka parime, dëshiron të ndërtojë. Ai është i rrezikshëm në sulm, ju e dini. Do të jetë e vështirë për ne.”

ABRAHAM-“Venezia është një ekip shumë i balancuar, për mua do të qëndrojnë aty ku janë aktualisht, pra në Serinë A. Ata janë një ekip i ekuilibruar, nuk kanë asnjë dobësi., Do të vijë momenti kur Tammy do të zhbllokohet, për mua ai është i njëjti lojtar që bëri mirë dhe do të kthehet për të shënuar”.

VILLAR DHE MAYORAL- “Më pëlqyen të dy. Borja dha dy asistime të shkëlqyera, një për golin dhe një për një rast tjetër goli, por të pashfrytëzuar. Ai dha lëvizje dhe cilësi, hyri mirë edhe pse nuk kishte shumë kohë dhe ndihmoi skuadrën të ndryshonte sulmin. Villari si gjithmonë më pëlqen me top, nuk me pëlqen pa top. /oversport.tv