Mourinho shkon në shtëpi, “show” i portugezit pas sfidës ndaj Veronës

“Mourinho show”. Vetëm kështu mund ta quajmë reagimin e “The Special One” pas ndeshjes me Hellas Veronën. Roma e tij u ndal në ndal në një barazim dhe me sa duket, tekniku portugez nuk kishte dëshirë të komentonte takimin.

“Jo, jo, Mourinho nuk vjen, Mourinho shkon në shtëpi”. Këto kanë qenë fjalët e Jose Mourinhos për shtypin pas sfidës ndaj Hellas Verona duke u larguar. Një skenë që e kemi parë shpesh të vijë nga Jose Mourinho pas rezultateve të pakënaqshme të ekipit të tij.

Ndërkohë që nervozizmi i tij u vu re edhe gjatë takimit. Në shumë raste Mourinho krijoi polemika me arbitrin, ndërsa një shkelmim i topit në nerva e sipër. Kupa u mbush pas një gjesti ndaj gjyqtarit Pairetto që e ndëshkoi edhe me kartonin e kuq. /oversport.tv

Foto: asroma.com