Mourinho show pas fitores me Torinon: Më mirë 1-0, se 5-0

Jose Mourinho foli për DAZN pas ndeshjes që Roma fitoi kundër Torinos. Tekniku i skuadrës verdhekuqe tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij.

Nuk është e lehtë të bësh presing me dy sulmues, ndaj duhet të tregonim durim. Prisja të shënonim edhe më shumë, edhe pse Torino është e fortë në mbrojtje.

Mua më pëlqen të fitoj të kështu, më shumë se të fitosh 5-0, pasi do thotë që duhet të përpiqesh e të vuash si ekip.

E rëndësishme është të mbrohemi mirë, pastaj goli vjen. Më pëlqen kjo lloj fitoreje. Dominuam dhe kontrolluam lojën kundër Genoa dhe Zorya, por kjo ishte ndeshje ndryshe”, tha Mourinho. / oversport.tv