Mourinho “show”: Po vrapoja si fëmijë, thashë gënjeshtra para të gjithëve

Roma triumfoi kundër Sassuolo me rezultatin 2-1, ndërkohë që për trajneri Jose Mourinho ishte një ndeshje speciale.

Për “Special One” dueli i mbrëmjes së djeshme ishte i 1000-ti në karrierë si trajner dhe sigurisht që donte shumë të fitonte.

Mourinho nuk u përmbajt në momentin e shënimit të golit nga El Shaarawy dhe vrapoi si i çmendur drejt futbollistëve. Gjithçka u kap nga kamerat, ndërsa pas ndeshjes ai deklaroi:

“U kam thënë të gjithëve gënjeshtra. Për ditë të tëra u thashë djemve të ekipit që ndeshja e 1000-të si trajner nuk ishte e rëndësishme për mua.

Në fakt kisha një frikë të pabesueshme se mund të humbnim. Fatmirësisht fituam dhe isha duke vrapuar si fëmijë. Ndihesha si 12-vjeccar, jo sikur të jem 58 vjeç”. / oversport.tv