Roma përballet nesër në mbrëmje me Sassuolon, ndeshje që do të transmetohet live në Oversport. Trajneri Jose Mourinho ka dalë sot para mediave dhe ka folur për shumë ccështje. I ngacmuar në lidhje me lojtarët e grumbulluar në kombëtare, Special One tha:
“Ka qenë një problem për shumë vite dhe është e vështirë të gjesh një zgjidhje. Për këtë arsye kohë më parë vendosa të mos harxhoj kohë dhe energji për gjëra që nuk mund t’i kontrolloj unë. Kam vendosur të mos qaj për qumështin e derdhur, por të jem pozitiv”.
“Zaniolo? Klubi ishte i kujdesshëm vjet me të dhe e priti. Rikuperimi i tij duhet të priste jo vetëm kalimin e probleme fizike, por edhe ta tyre psikologjike. Tani i ka lënë pas dhe ka besim te trupi i tij. Mos harroni, Nicolo është dy vite më i madh para se të dëmtohej.
E gjithë kjo kohë i ka dhënë mundësinë të mendohet dhe të piqet. Do isha trajner i tmerrshëm nëse nuk do kisha asgjë për t’i mësuar një 22-vjeçari. Më duket shumë profesional dhe kisha dëgjuar se është një djalë i papjekur, por nuk është kjo ajo që kam parë. Nuk më pëlqen ta krahasoj Zaniolon me lojtarë të së shkuarës, por mund të them se ka pak me potencialin e tij”.
“Rinovimi Lorenzo Pellegrini? Nuk ka asnjë çështje. Unë e dua në ekip, klubi po ashtu, si dhe ai dëshiron të qëndrojë. Nëse agjenti i tij nuk arrin një marrëveshje, unë do publikoj adresën e tij dhe ne të gjithë do marshojmë te shtëpia e tij për të protestuar. Po bëj shaka, Pellegrini është i kënaqur me projektin dhe do të jetë kapiteni ynë për shumë vite”.
“Përshtatja e Abraham? Ka gjithmonë disa dyshime për lojtarët që janë lindur dhe janë rritur në Angli. Ata rrallë largohen dhe luftojnë për t’u përshtatur në vende të tjera. Dyshimet e mia kanë marrë përgjigje. Ai është i vendosur në mënyrë perfekte në fushë dhe jashtë saj”.
“Dua të fitoj dhe lexoj që Allegri flet për vlerën e çdo pike. Nuk duhet të harrojmë se ne jemi ekip ndryshe nga Juventusi, Interi dhe madje edhe nga Atalanta. Ato janë skuadra të konsoliduara dhe me ambicie, ndërsa ne jemi duke kërkuar rrugën tonë. Jam i lumtur që i kemi fituar ndeshjet e para, por nuk mendoj se ne jemi fantastikë”. / oversport.tv