Mourinho “show”, tërbon tifozët e Juventusit me gjestin në fund të ndeshjes

Jose Mourinho është nga ata trajnerë që di ta tërheqë vëmendjen. Çfarë bëri mbrëmë në duelin kundër Juventusit në Torino?

U tregoi sërish tre gishtat tifozëve të Juventusit, duke u kujtuar atyre tripletën e fituar në vitin 2010 kur drejtonte Interin.

Gjithçka ndodhi në momentin kur u akorduan tre minuta shtesë dhe Mourinho po protestonte tek arbitri Orsato për këtë gjë.

Ndërkohë ai u kap nga DAZ duke u treguar ultrasve bardhezinj, Curva Sud, tre gishtat. Të njëjtën gjë ua ka bërë atyre edhe kur drejtonte Manchester United.

Mou pas ndeshjes sqaroi se e ka veç me tifozët e Juves, pasi me pjesën tjetër të këtij klubi ka një marrëdhënie normale.

“Natyrisht tifozët e Juventusit nuk janë të dashuruar me mua. Momenti më i vështirë për ta ishte kur fituam tripletën.  Gjithsesi me lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit ka respekt reciprok”, është shprehur Mourinho. / oversport.tv