“Mourinho, ta marrësh vesh! Do thithim sonte”, talenti i Romës bëhet viral

Nicola Zalewski, talenti i Romës, është bërë protagonist në Itali pas një videoje të publikuar nga reperi Zep Dembo. Italiani shfaqet në video duke thënë: “Ne do thithim, e kupton Mourinho?”.

Këngëtari e postoi videon në rrjetet sociale dhe dëgjohet ta theksojë atë që do të bëjnë: “Unë ju them të vërtetën, sonte ky miku im do të thithë. Mourinho, sot do thithim, ne po e bëjmë diçka të tillë”.

Dembo më pas e fshiu videon dhe përfundoi në rrjetet sociale. Roma ka parë gjithçka dhe me siguri edhe do të ketë masa për futbollistin e ri, që ka debutuar në Serie A. / oversport.tv