Mourinho “tërbohet”, humb yllin e skuadrës para “finales” me Napolin

Roma i duhet të bëjë pa mesfushorin Nicolo Zaniolon në sfidat e ardhshme të kampionatit përballë Napolit dhe Cagliarit.

I rikthyer pas një dëmtimi, që e mbajti gjatë jashtë fushës së blertë, Zaniolo u dëmtua sërish në humbjen  1-0 ndaj Juventusit fundjavën e kaluar.

Ai pritet të jetë mungesë e sigurt për trajnerin Jose Mourinho në përballjet në kampionat ndaj Napolit dhe Cagliarit, ndërsa parashikohet të jetë gati në ndeshjen përballë Milanit më 31 tetor.

Zaniolo ka dhënë kontributin e tij në 7 ndeshje të luajtura në Serie A dhe numëron një asist, ndërsa në Conference League shënoi gol përballë Trabzonspor. / oversport.tv