Mourinho tërhiqet për Marash Kumbullën, e grumbullon për në Sardenjë

Roma do të luajë nesër në transfertë kundër Cagliari dhe trajneri Jose Mourinho ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë duel.

Në listë bie në sy emri i Marash Kumbullës, i cili u la jashtë për sfidën me Napolin për shkak të paraqitjes jo të mirë në Conference League kundër Bodo/Glimt.

Me siguri dëmtimi i Smalling e detyron “Special One” ta grumbullojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Jashtë mbeten katër futbollistët e tjerë, Reynolds, Villar, Mayoral e Diaëara, të cilët janë jashtë planeve të Mourinho. / oversport.tv