“Rezultati është ajo që më pëlqeu më shumë. Para disa ditësh dominuam përballë një skuadre që dukej e vogël dhe humbëm ndeshjen, ndërsa sot fituam.
Kemi 6 pikë dhe tashmë mungojnë 5 ose 6 pikë të tjera për t’u kualifikuar në turin tjetër të turneut. Është një hap përpara pa dëmtuar dhe pa lodhur lojtarët”, këto janë fjalët e trajnerit të Romës, José Mourinho, në përfundim të ndeshjes që skuadra e tij fitoi në Conference League përballë Zoryas.
Duket se portugezi nuk e ka harruar akoma disfatën në derbi dhe pas ankesave të drejtorit sportiv Tiago Pinto për gjykimin, edhe ai hedh disa “kunja” në drejtim të skuadrës së Lazios.
“Pas një humbjeje është gjithmonë e rëndësishme të fitosh. Sigurisht që duhet të transferojmë të gjithë forcat në Serie A, ku na pret ndeshja kundër Empolit. Një skuadër e vështirë”, ka përfunduar trajneri portugez i Romës. /Oversport.tv