Moviola e Cesarit: Maresca shumë dobët, penallti ndërhyrja ndaj Pellegrinit

“Shumë dobët Maresca, meriton notën 4. Nuk ishte fare në ndeshje, nuk ishte fare bindës”. Në emisionin “Pressing”, ish-gjyqtari Graziano Cesari tregohet i qartë dhe i vë notë ngelëse arbitrimit të Marescas në ndeshjen mes Romës dhe Milanit.

Në lidhje me episodin e kontestuar nga skuadra verdhekuqe në fund të ndeshjes, që bëri të shpërthejë Mourinhon ka thënë: “Maresca nuk e pa ndërhyrjen e Kjaer në dëm të Pellegrinit. Nuk është një kontrast, por një goditje si ajo e Dumfries ndaj Alex Sandros”.

Për ish-gjyqtarin penalltia e Ibrahimovicit ishte e pastër: “Me këmbën e majtë, Ibanez ndërhyn në këmbën e djathtë të suedezit dhe nuk e prek kurrë topin”.

Në lidhje me kartonin e kuq të Theo Hernandez: “Kartoni i parë ishte mëse i merituar, pas ndërhyrjes ndaj Zaniolos. Në minutën e 65-të ndërpret në mënyrë të parregullt aksionin e Pellegrinit, masa e marrë është e drejtë, por më përpara kemi një shtryrje të Felix në dëm të Krunic”, ka përfunduar Cesari. / Oversport.tv