Moviola e Inter-Napoli: Valeri fal Dzekon, mungon një karton i kuq

Në edicionin e sotëm Gazetta dello Sport ka dhënë edhe një verdikt mbi gjykimin që Paolo Valeri ka bërë në sfidën Inter-Napoli. Sipas asaj që raporton prestigjiozja italiane, arbitrimi ishte kryesisht i mirë me disa raste që hanë diskutim.

Për sa i përket golit të Zielinskit, u pretendua nga ziklatërit për një faull ndaj Barellës, por vendimi për të vazhduar lojën është i drejtë nga gjyqtari italian. Ndërkohë, ai nuk rrezikon të japë një penallti më vonë për Interin pas prekjes së topit me dorë nga Koulibaly, Megjithatë, ai pret njoftimin e VAR dhe pas konsultimit merr vendimin e drejtë dhe akordon penallti.

Ndërkohë, në të vetmin rast që Valeri është kryqëzuar më shumë është një karton i verdhe i munguar ndaj Edin Dzeko. Sipas rregullores, boshnjaku duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe të çohej në tribunë.

Valeri nuk e konsideron të arsyeshme dhe e fal sulmuesin zikaltër. Megjithatë, arbitrimi i tij mori nota pozitive, duke thënë se përveç këtij rasti, pjesa tjetër e ndeshjes u mbajt në mënyrën e duhur. /oversport.tv