Muçi e Çelhaka dorëzohen para Leicester, kualifikohet Monaco

Leicester ka marrë vendin e parë në grup, pasi mposhti skuadrën e Legia me rezultatin 3-1. Ernest Muçi ishte titullar, kurse Jurgen Çelhaka u aktivizua në pjesën e dytë.

Daka, Maddison dhe Ndidi shënuan në pjesën e parë dhe Leicester do e diskutojë çështjen e kualifikimit në ndeshjen e fundit kundër Napolit, që dje u mposht në Rusi nga Spartak Moscow.

Olympiacos ka fituar 1-0 derbin ballkanas me Fenerbahce me gol të Soares në fund dhe ka siguruar kualifikimin, por mbetet të përcaktohet faza prej pozicionit në renditje.

Eintracht Frankfurt barazoi 2-2 me Antwerp dhe gara për vendin e parë është e hapur dhe vendoset në ndeshjet e fundit. Francezët e Lyon nuk ndalen, pasi fituan ndeshjen e pestë në grupe.

Kualifikohet edhe Rangers, pas fitores kundër Sparta Prague. Monaco gjithashtu ka siguruar kalimin në raundin tjetër, pasi mundi Real Sociedad 2-1. PSV ka marrë vendin e dytë në grup.

EUROPA LEAGUE – RAUNDI 5

Brondby-Lyon 1-3
Eintracht Frankfurt-Antwerp  2-2
Leicester-Legia 3-1
Monaco-Real Sociedad 2-1

Olympiacos-Fenerbahce 1-0
PSV-Sturm Graz 2-0
Rangers-Sparta Prague 2-0

/ oversport.tv