Ernest Muçi shënoi golin e dytë në kampionatin polak me fanellën e Legia Warsaw, në fitoren 3-1 që arritën ditën e sotme kundër Gornik Leczna. Sulmuesi i kombëtares shqiptare foli pas ndeshjes dhe i gëzohet edhe debutimit të Jurgen Çelhakës me Legian.
“Kemi bërë një pjesë të marrë të mirë, por penalltia në fund na lëndoi pak. Duhet ta mbyllnim këtë ndeshje në pjesën e dytë. Jemi kthyer të fitorja në kampionat dhe duhet të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Muçi.
Më pas ai shtoi: “Ne gjithmonë përpiqemi të sulmojmë dhe të krijojmë raste për gola. Pas dy golave na zuri pak gjumi, por në pjesën e dytë e ngritëm lojën dhe u paraqitëm mirë. Te rasti i golit tim, nëse nuk do të shënoja me siguri do të kishte penallti me ndërhyrjen e VAR, pasi kundërshtari e preku topin me dorë”.

Në fund Muçi foli edhe për debutimin e mesfushorit Çelhaka, që nga Tirana kaloi në Poloni. “Jam shumë i lumtur që Jurgen Çelhaka ka bërë debutimin e tij. Gjatë seancave stërvitore ai ka treguar se është një futbollist i pjekur dhe i gatshëm për të luajtur.
Ai bëri debutimin e tij dhe u prezantua me ekipin dhe tifozët. Ai bëri një hap të rëndësishëm dhe unë kisha shumë besim”, ka përfunduar Ernest Muçi, i cili u transferua te Legia në muajin shkurt për 500 mijë euro. / oversport.tv