Muçin e mori Reja te Shqipëria, Bushi bën “blerje” para duelit me Kosovën

Shqipëria U21 nuk do të ketë Ernest Muçin në duelin kundër Kosovës U21, në ndeshjen që luhet prej orës 19:00.

Trajneri Alban Bushi ka bërë një zgjidhje të momentit të fundit. Ai ka ftuar sulmuesin tjetër, Dijar Nikqi.

I riu nga Prizreni ishte ftuar nga Shqipëria U19, por emergjenca te Shpresat ka sjellë këtë lëvizje. Nikqi edhe më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U21.

/ oversport.tv