Muja i pandalshëm, Drita fiton me poker dhe fundos më shumë Dukagjinin

Drita është rikthyer te fitorja pas humbjes së fundit në Gjilan. Ata mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Dukagjinit.

Për vendasit e hapi serinë e golave Arbnor Muja që në minutat e para të takimit. Kështu, me rezultatin minimal 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë. Pjesën e dytë vendasit e ngritën rritmin ku shënuan edhe tre gola të tjerë.

Ishte përsëri Arbnor Muja që shënoi golin e dytë të takimit dhe të dytin personal. Më pas Riel Blakcori dhe Ardit Tahiri, vulosën gjithçka për rezultatin final 4-0.

Kështu, Drita forcon pozitat në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Dukagjini vazhdon sezonin e keq me 16 pikë në po kaq takime.

BKT SUPERLIGA – JAVA E 16-TË
DRITA-DUKAGJINI 4-0
SHËNUES:
Muja 9’, 61’, Blakcori 84’, Tahiri 90+2’